Maqedonia fiton, por humb disa reprezentues

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, vazhdon rrugën e suksesit në Ligën e Kombeve, pasi që sot mundi edhe kombëtaren e Estonisë me 2-1. Edhe pse ishte e përballur me mungesën e Pandevit, Bardhit, Ademit dhe Alioskit, përfaqësuesja e Maqedonisë arriti të menaxhojë mirë takimin dhe falë golave të Triçkovski dhe Stojanovskit, mundi Estoninë, e cila shfrytëzoi mundësinë e vetme në takim që të shënojë prëmes Sapinenit. Për shkak të kartonave të verdhë, në përballjen ndaj Armenisë nuk do të luajnë Nikollov dhe Spirovski, por edhe Pandev, Bardhi, Alioski dhe Dimitrievski. Ndërkohë në dyshim mbetet edhe Elif Elmas që lëndoi gjurin.

Igor Angelovski, trajneri i Maqedonisë

Të jem i sinqertë nuk u futem në ndeshje mirë në fillim, mirëpo në vazhdim ishim në rritmin e duhur. Pjesën e dytë e filluam më keq, por pas golit të pranuar ishim në nivel maksimal, ashtu siç duhet të luajë MAqedonia. Duhet të theksoj se secili që merr shansit duhet të shfrytëzojë deri e në maksimum. Gëzohem për golin dhr lojen e Stojanovskit dhe Dorievit, që konfirmuan se përse janë ftuar. Jemi edhe një ndeshje deri te vendi I parë në grup dhe të kualfikohemi në Divizionin B të Ligës së Kombeve.

Ekspedita e Maqedonisë, të hënën, në orën 10.00 niset për në Qipro, ku do të zhvillojë përballjen e fundit në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, kundër kombëtares së Armenisë, më 18 nëntor, në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button