Maqedonia humb sfidën në Pragë me gabimet e veta

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll regjistroi disfatën e 3-të në eliminatoret për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, duke humbur dy përballjet me Ukrainën dhe njërën ndaj Anglisë. Maqedonia edhe pse humbi përballjen e zhvilluar në “Apet Arena” në Pragë të Çekisë, (0-2), tregoi dhe dëshmoi se ka kualitet që të luajë në nivel kundër ekipeve të mëdha evropiane. Një gabim të mbrojtjes në pjesën e parë, ishte e mjaftueshme që Sudakov të sjellë epërsi për Ukrainën, ndërsa një gabim tjetër nga porteri Dimitrievskit, u shfryrëzua nga Karavaliev, për të vendosur shifrat përfundimtare.

Rasti i parë ishte para portës së Ukrainës në minutën e 13-të kur Agon Elezi dërgoi një gjuajtje me të majtën, por që përfundoi vetëm skaj portës. Vetëm 2 minuta më vonë, përgjigjet Ukraina me një kundërsulm të shpejtë dhe Mudrik ishte sy me sy me portierin Stole Dimitrevskin. Ky i fuyndit mbuloi këndin e portës dhe drejtoi topin në rivënie nga këndi.

Në minutën e 21, Mudrik provon nga distanca , por topi shkon mbi portë. Një minutë vonë, aksion në kahjen tjetër, Bardhi asiston në zonën kundërshtare, ndërsa Miovski godet me të parë, por interevenon portieri Trubin.

 

Në mintën e 29-të avancon Ukraina. Një gabim i Jani Atanasovit para zonës e shfryrëzon Sudakov, i cili gjuan fortë dhe reflektohet nga Serafimovi dhe shkon në këndin opozitar ku ishte portieri Stole Dimitrievski.

Në minutën e 36-të, Maqedonia kishte 2 aksione të drejtpërdrejta ndaj Ukarinës. Fillimisht godet Miovski dhe më pas sulmuesi i Maqedonisë asiston në zonë , ku Ashkovski ndalet sërish nga portieri ukrainas Trubin. Pak më vonë kombinim i dyfisht Elmas-Bardhi dhe ky i fundit godet ashpër, por në momentin e fundit reagon mbrojtja ukrainase.

Një minutë më vonë, Bardhi u gjend në zonë dhe kur pritnim goditje mesfushori shqiptarë bëri një hap më tepër dhe u humb rasti ideal për barazim. Në minutën e 43-të, Elmasi godet nashpër nga këndi i zonës së rrezikut, por topi shkon skaj portës.

Në pjesën e dytë, në aksionin e parë më serioz, Darko Çurlinov u fut në zonë dhe godet ashpër, por portieri Trubin reagon në momentin e duhur. Në minutëne 58-të aksion i shpejtë i Ukrainës, dhe Mudrik shfaqet sy me sy me portierin Dimitrievski, por ky i fundit reagon shpejtë dhe drejton topin në rivënie këndore. Në aksionin e radhës, sulmuesit e Ukrainës godasin traversën. Në minutën e 71, godet ashpër Enis Bardhi, por topi shkon mbi portë. Në minutën e 73 godet edhe Arijan Ademi, por tentimi i tij ndalet në duart e portierit Trubin. Në minutëne 81-të, rast ideal për Ukrainën për 2-0. Godet Zubkov, por portieri i Maqedonisë e devijon topin në rivënie nga këndi.

 

Në minutën e 86-të, kundërsulm i shpejtë i Ukrainës, ndërsa goditjen e Malinovskit e ndalon sërish portieri i Maqedonisë. Fare në fund, në një aksion të shpejtë dhe nga gabimi i Dimitrievskit, Maqedonia pësoi golin e dytë, me autor Karavaiev.

LEXO EDHE:

Back to top button