Maqedonia ka një mundësi historike, që pas Kampionatit Evropian, të sigurojë përballjet e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”. Situata është e qartë, fitorja ndaj Islandës drejton Maqedoninë drejt balotazhit, i cili tashmë është më i komplikuar se edicionet e mëparshme.
Balotazhi deri më tani është zhvilluar në dy përballje mes tetë nga nëntë skuadrat e dyta në pjesën evropiane të eliminatoreve për Kupën së botës. Tani, situata është e ngjashme me balotazhin përmes së cilës Maqedonia arriti në Kampionatin Evropian, por me rivalë shumë më të mirë.
Islanda është një nga tre “finalet” e mundshme të Maqedonisë në rrugën drejt Botërorit “Katar 2022”. Fitorja do të sigurojë vendin e dytë, që çon në një nga tre përballjet e turneut eliminator. Nëse Maqedonia fiton ndaj Islandë, pothuajse me siguri do të jetë në një rol jo të favorshëm në shortin e turneut eliminator. Kjo do të thotë se përball Maqedonië mund të jetë një rival më I fortë në gjysmëfinale. Turnetë eliminator janë planifikuar për në muajin mars të vitit të ardhshëm. Në rast të kualifikimit në garat e balotazhit, do të ketë sfidën e gjysmëfinales dhe në rast të fitores edhe finalen për kualfikimin në Katar 2022.
Mirëpo para se gjithash , Maqedonia duhet të shënojë fitore në Shkup, më 14 nëntor ndaj Islandës.








