Maqedonia me 3 mungesa ndaj Estonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, zbarkoi në Talin, ku të dielen, përball kombëtares së Estonisë, do të zhvillojë ndeshjen e tretë të eliminatoreve në Ligën e Kombëve. Maqedonia do të kërkojë fitoren e dytë në eliminatoret e Grupit të Dytë në Ligën C, ku ka shënuar një fitore dhe një barazim.

Mirëpo në këtë përballje do të mungojnë Egzon Bejtullai, Arijan Ademi dhe Krisitijan Toshevski. Këto futbollist nuk ishin pjesë e ekspeditës, e cila do të jetë mysafire në kryeqendërën e Estonisë. Njëkohësisht, vështirësi të vogla ka treguar edhe Stefan Ristovski, për të cilin deri në momentin e fundit nuk do të dihet se a do të jetë në formacionin e parë.

Përballja Estoni-Maqedoni, do të zhvillohet të dielën, në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button