Covid-19, vendet e rajonit shtrëngojnë masat

Shumë shtete po shtrëngojnë masat për shkak të rritjes së shifrave të të prekurve me COVID-19. Shifrat e larta të ditëve të fundit në Shqipëri kanë bërë që autoritetet të shtojnë kufizimet. Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se nga java e ardhshme, përkatësisht nga e enjtja mbajta e maskës do të jetë e detyrueshme në çdo lloj ambienti, qoftë të mbyllur apo të hapur. Rama madje paralajmëroi se gjobat për mos-mbajtjen e maskës do të paguhen së bashku me faturën e rrymës.

Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do të ketë më mundësi për t’i shmangur do t’i zbatojmë me OSHEE në faturën e dritave. Të mbledhim të gjithë mendjen, përfshirë dhe mua, maskën kudo, përveçse në shtëpi”-tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

 

Ditë më parë edhe Qeveria e Kosovës ka bërë maskën të obligueshme në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive , gjithashtu institucionet publike dhe private obligohen të mbajnë dezinfektantë për duar dhe maska në vende te qasshme, në të kundërtën të gjithë shkelësit e këtyre masave do tu shqiptohen masa ndëshkimore konform ligjit. Numri i të prekurve nga virusi Korona ka shënuar rritje në nivel global. Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 350.766 raste të reja. Në të gjithë botën që nga fillimi i Pandemisë jetën e kanë humbur më shumë se 1 milion persona, ndërsa janë infektuar mbi 36,8 milionë njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button