Maqedonia me rritje të ulët ekonomike, e fundit në rajon

Maqedonia me rritje të ulët ekonomike, e fundit në rajon

Gazetare: Andrea Cobanova

Këtë vit, vendi do të ketë rritje më të ulët ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, shkruan Alsat.

Ky është projeksioni i Bankës Botërore, e cila në raportin gjashtëmujor uli pritjet për rritje të bruto prodhimit të brendshëm nga 3,7 në 2,7 për qind.

Banka Botërore i kërkon Qeverisë që të kufizojë masat e reja për ndihmë për ekonominë dhe qytetarët dhe t’i planifikojë ato vetëm për një kategori të caktuar të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë, në të kundërtën mund të prishet stabiliteti ekonomik.

“Nëse do të zgjidhen masat, ato duhet të jenë të kufizuara në kohë me fokus në kategoritë më të rrezikuara. Familja e varfër harxhon 71 për qind të ushqimit dhe energjisë, ata nuk kanë shumë hapësirë ​​për të përballuar presionin e çmimeve të larta, kjo duhet të jetë fokusi i masave të reja. Nuk duhet të harrohen çështjet strukturore – produktiviteti dhe fuqia punëtore sepse vetëm 49 për qind e popullsisë së aftë për punë është e punësuar, dhe ky është një nivel shumë i ulët që duhet tejkaluar”, tha Sanja Maxhareviq – Banka Botërore.

Sipas projeksionit të Bankës Botërore, inflacioni do të rritet me 5,5 për qind këtë vit dhe rekomandohet që të miratohen masa të balancuara si nga politika fiskale ashtu edhe nga ajo monetare.

Qeveria duhet gjithashtu të fokusohet në mbledhjen më të mirë të të ardhurave buxhetore përmes grumbullimit të taksave. Sektorët më të prekur do të jenë industria e automobilave, bujqësia dhe sektori i energjisë.

Banka Botërore do të ketë projeksione shtesë deri në fund të vitit për shkak të pasigurisë për luftën në Ukrainë që po shkakton pasiguri në të gjithë ekonominë globale./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button