Maqedonia në disavantazh, humb 4 raste të “pastërta” për barazim

Përfaqësuesja e Maqedonisë është në disavantazh pas 45 minutave të para të zhvilluara në stadumin “Eper Arena” në Pragë. 45 minutat e para sollën lojë të mirë të Maqedonisë, mirëpo vendasit shfrytëzuan gabimn e vetëm të mbrojtjes së Maqedonisë për të avancuar përmes Sudakov.

Rasti i parë ishte para portës së Ukrainës në minutën e 13-të kur Agon Elezi dërgoi një gjuajtje me të majtën, por që përfundoi vetëm skaj portës.

Vetëm 2 minuta më vonë, përgjigjet Ukraina me një kundërsulm të shpejtë dhe Mudrik ishte sy me sy me portierin Stole Dimitrevskin. Ky i fundit mbuloi këndin e portës dhe drejtoi topin në rivënie nga këndi.

Në minutën e 21, Mudrik provon nga distanca , por topi shkon mbi portë. Një minutë vonë, aksion në kahjen tjetër, Bardhi asiston në zonën kundërshtare, ndërsa Miovski godet me të parë, por interevenon portieri Trubin.

Në minutën e 29-të avancon Ukraina. Një gabim i Jani Atanasovit para zonës e shfryrëzon Sudakov, i cili gjuan fortë dhe reflektohet nga Serafimovi duke shkuar në këndin opozitar të portierit Stole Dimitrievski.

Në minutën e 36-të, Maqedonia kishte 2 aksione të drejtpërdrejta ndaj Ukrainës. Fillimisht godet Miovski dhe më pas sulmuesi i Maqedonisë asiston në zonë , ku Ashkovski ndalet sërish nga portieri ukrainas Trubin. Pak më vonë kombinim i dyfisht Elmas-Bardhi dhe ky i fundit godet ashpër, por në momentin e fundit reagon mbrojtja ukrainase.

Një minutë më vonë, Bardhi u gjend në zonë dhe kur pritnim goditje, mesfushori shqiptarë bëri një hap më tepër dhe u humb rasti ideal për barazim.

Në minutën e 43-të, Elmasi godet ashpër nga këndi i zonës së rrezikut, por topi shkon skaj portës.

LEXO EDHE:

Back to top button