NASA lëshon sondë në hapësirë drejt “një bote metalike”

NASA lëshon sondë në hapësirë drejt “një bote metalike”

Një sondë e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, është lëshuar nga Toka për të vizituar një nga objektet më të pazakonta në Sistemin Diellor.

Anija po shkon drejt një bote metalike, një asteroid i quajtur 16 Psyche, për të cilin vëzhgimet teleskopike sugjerojnë se është i përbërë nga 60% hekur dhe nikel.

Shkencëtarët mendojnë se mund të jetë bërthama e mbetur e një objekti të ngjashëm me planetin, por që i mungojnë shtresat e jashtme shkëmbore, megjithatë sonda do të sjellë një pasqyrim më të saktë të saj, deklaruan ata.

Nisja u krye në Florida, në orën 10.20 me kohën locale ndërsa misioni parashikohet të zgjasë 6 vite.

Në një udhëtim 3.5 miliardë km, destinacionin i sondës do të jetë midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit.

Nga një milion e gjysmë asteroidë të njohur në Sistemin Diellor, vetëm 9 rezultojnë të kenë ngjashmëri me vetitë e Psyche.

Sipas studimeve të specialistëve, prania e shkëmbinjve metalikë tregon se ndoshta janë formuar ndërsa asteroidi u ftoh, u tkurr dhe u përplas gjatë ekzistencës 4.6 miliardë vjeçare.

Me sondën e sapolëshuar Nasa do të testojë dy teknologji të reja që shpreson t’i përdorë më shumë në të ardhmen.

Anija kozmike do të përdorë energjinë diellore për të përshpejtuar lëvizjen dhe rrezet lazer për të rritur shpejtësinë e transmetimit të të dhënave.

Ekipi i misionit premton të bëjë të gjitha imazhet të disponueshme për publikun brenda gjysmë ore nga mbërritja kthimi i Psyche në Tokë.

LEXO EDHE:

Back to top button