Maqedonia renditet e 85-ta në indeksin botëror të korrupsionit

Maqedonia renditet e 85-ta në indeksin botëror të korrupsionit

Në indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International”, Maqedonia është në vendin e 85-të nga 180 vende.

Nga rajoni para nesh janë Sllovenia (41), Greqia (51), Kroacia (57), Mali i Zi (65), Kosova (84), ndërsa Maqedonia në të njëjtin vend është me Surinamin, Indinë, Maldiveve, Guajanë dhe Tunizi. Pas nesh janë Shqipëria dhe Serbia (101).

“Bota ka nevojë për veprim urgjent,” thotë titulli i Transparency International mbi Indeksin Botëror të Korrupsionit. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin.

Indeksi rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas perceptimit të qytetarëve për korrupsionin në sektorin publik.

LEXO EDHE:

Back to top button