Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nisi përgatitjet për sfidat vendimtare të muajit tetor, kur përballet me Bellgjikën më 10 tetor në transfertë dhe Kazakistanin, më 13 tetor në Shkup.
Përfaqësuesja e Maqedonisë ka ftuar 26 futbollist, ku mund të vërehet rikthimi i Babunskit dhe Ashkovskit. Aktualisht Maqedonia është lidere e grupit “J” me 11 pikë dhe një më shumë se Belgjika në vendin e dytë që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë në vendin e tretë, me 10 pikë, është Uellsi, ndërsa Kazakistani ka 3 pikë në pozitën e katër, para Lihtenshtajnit me zero pikë në vendin e fundit të grupit.








