Brenda pak muajve, disa zona të Shkupit sërish për disa orë me radhë mbetën pa ujë

Brenda pak muajve, disa zona të Shkupit sërish për disa orë me radhë mbetën pa ujë

Gazetar: Angell Dimovski

Defektet i ri në lagjen Vllae i la banorët e Shkupit pa ujë të pijshëm për disa orë. Situata është stabilizuar, por në disa pjesë të Shkupit furnizimi është me presion të ulur. Qytetarët thonë se kanë dëgjuar zhurmë të fortë, në momentin kur ka shpërthyer tubi i furnizimit me ujë. Shtojnë se nuk ka ndërtesa të përmbytura por se pamja ishte e tmerrshme.

“Rreth orës 20 e 30 pati shpërthim të fortë, shpërthimi i tmerrshëm, u detyruam të shihnim se çfarë ndodhi, në të njëjtën kohë u ndërpre energjia elektrike, por energjia elektrike u kthye për kohë të shkurtër, kështu që kur dolëm jashtë pamë pamje të tmerrshme, me të vërtetë nuk është e përditshme dhe nuk mund ta shihni, ujë të tillë, presion të tillë nuk kisha parë”, tha një qytetar.

“Mbesa ime më tha se një tub shpërtheu, ishte e tmerrshme, siç thotë ajo, e bëri një foto, ishte shumë keq. Kishte shumë përmbytje. Më tha, shiko në telefon, në mëngjes shkoi të shihte nëse kishte ujë, tha se kishte ujë, por u zgjova në mëngjes që të bëj ajvar, por nuk pashë gjë, nuk kishte problem”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Nuk ka ujë, nuk ka, gjithçka shkoi në Vardar”, theksoi një qytetar.

Dje, lagjet Gjorçe Petrov, Vllae, Kaprosh dhe pjesë të tjera të Shkupit mbetën pa ujë kurse presion të zvogëluar në furnizimin me ujë kishte në disa vende.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftoi se problemet filluan me disa ndërprerje afatshkurtra të energjisë elektrike në rajonin pranë puseve të Lepencit. Ato shkaktuan ndryshime në presionin e sistemit të pompimit, të cilat çuan në defekte në linjën kryesore të furnizimit me ujë F-600 dhe në një pusetë tek F-400, pranë puseve.

“Pas ndërhyrjes së ekipeve tona, furnizimi po stabilizohet gradualisht me qëllim parandalimin e defekteve të reja dhe ngarkesave shtesë në sistem”, njoftojnë nga J.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
EVN e mohon këtë, duke thënë se pretendimet nga “Ujësjellësi dhe kanalizimi” se defekti ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike janë të pavërteta.

“Riparimi i defektit përfundoi në orën 20:50 nga ekipet e “Elektrodistribuimit”. Ndërprerja e furnizimit me ujë ndodhi më shumë se një orë më vonë se përfundimi i riparimit nga ekipet e “Elektrodistribucija”, pra rreth orës 22:00″, thonë nga Elektrodistribuimi Shkup.

Në dhjetor të vitit të kaluar, pati defekt të tubacionit në lagjen Karposh 4, ku ishte e nevojshme të shkëputej furnizimi kryesor me ujë për riparim.

“Në më pak se dhjetë muaj, banorët e Shkupit kanë mbetur pa ujë për herë të dytë. Dje, një tub uji shpërtheu këtu, që shkaktoi ndërprerje të furnizimit në disa pjesë të Shkupit”, raporton Angell Dimovski- gazetar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button