Maqedonia U21, fitore bindëse ndaj Armenisë

Përfaqësueja e Maqedonisë U21 mundi Armeninë (3-1) në xhiron e parafundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Vendasit përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, pasi që pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Simonian, ndërsa Maqedonia u përgjigj me golin e shënuar nga Metodi Maksimov.

Në pjesën e dytë ishte një storje tjetër, kur Maqedonia dominoi pronësimin e topit dhe kishte më shumë raste për gol. Mario Ilievski shënoi për 2-1 në minutën e 85-të, ndërsa Sefer Emini nga penalltia shënoi golin e fundit për të vulosur rezultatin përfundimtar dhe fitoren bindëse ndaj Armenisë.

Ndeshja e fundit për Maqedoninë U21, është ajo kundër Ukrainës që do të luhet në Stamboll më 5 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button