Maqedonia, zëvendësimi i parë për “Egjipt 2021”

Federata Ndërkombëtare e Hendbolli, konfirmoi lajmin se përfaqësuesja e Maqedonisë është zëvendësimi i parë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në hendboll, që do të zhvillohet në janar të vitit 2021 në Egjipt. Në rast se ndonjë kombëtare, anulon ardhjen në Egjipt, atëherë Maqedonia do të jetë zëvendësimi i parë. Kjo më shumë për faktin se Maqedonia, në mesin e kombëtarëve të tjera, ka pozitën më të mirë nga Evropiani i fundit. Kombëtaret e tjera që janë në listën e pritjes janë edhe Zvicra, Holanda, Mali I Zi, Ukraina dhe Serbia. Kujtojmë se kombëtaret e Brazilit, SHBA-s, Kongos dhe Angolës, janë në mesin e kombëtareve, që mund të anulojnë pjesëmarrjen në Botërorin në Egjipt.

LEXO EDHE:

Back to top button