LPFM, Derbi në Shkup pa fitues dhe gola

Java e 15 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, u mbyll pas asnjë fitore të skuadrave vendase. Mysafirët arkëtuan 3 fitore dhe 3 takime u mbyllën në barazim. FC Shkupi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi, me rezultat identik, 3-1, shënuan fitore në transfertë ndaj Pelisterit, respektivisht Bellasicës. Në Manastir skuadra shkupjane arkëtoi pikët maksimale, falë tripletës së Dembo Darboe-s, ndërsa për Makedonija Gjorçe Petrovin golat i shënuan: Bozhinovski, Adem dhe Petrov. Ndërkohë në derbin e Shkupit, në mes Vardarit dhe Rabotniçkit nuk kishte fitues, por edhe gola. Situata e njëjtë ishte dhe në Tetovë, në përballjen mes Renovës dhe Sileksit. Ndërkoë me barazim u mbyll takimi në Strugë, ku vendasit kishin epërsi përmes Ristovskit, ndërsa për mysafirët e Akademia Pandevit, rezultatin e barazoi Stoillovi. Ditë më parë, Shkëndija, në transfertë, me 2-0, mundi Borecin.

LIGA E PARË – JAVA 15
Boreci 0–2 Shkëndija
Struga Trim Lum 1–1 Akad. Pandev
Renova 0–0 Sileksi
Vardari 0–0 Rabotniçki
Pelisteri 1–3 FC Shkupi
Bellasica 1–3 Makedonija Gj.P.

LEXO EDHE:

Back to top button