Ronaldo brenda në “Camp Nou”, lëshon mesazhin drejtuar tifozëve

Cristiano Ronaldo ka thënë se i mungojnë mbështetësit në stadiume por që deri atëherë shfaqja duhet të vazhdojë.

Sulmuesi i Juventusit shënoi dy gola kundër Barcelonës duke ia siguruar “Zonjës së Vjetër” një fitore 3-0 dhe vendin e parë në Grupin G. të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo kurrë më parë nuk kishte shënuar kundër Barcelonës në garën elitare të Evropës.

Ish-ylli i Real Madridit ka postuar në “Twitter” një foto të tij brenda në “Camp Nou” të zbrazët duke thënë se i mungojnë fansat edhe pse shfaqja duhet të vazhdojë.

“Të gjithëve na mungojnë mbështetësit në stadiume dhe shpresojmë se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt … Por deri atëherë, shfaqja duhet të vazhdojë”, shkroi CR7.

LEXO EDHE:

Back to top button