“Marca”: Levandovski para Mesit për “Topin e Artë”

E përditshmja spanjolle “Marca”, ka publikuar renditjen përfundimtare të votave nga gazetarët, kapitenët dhe përzgjedhësit e Kombëtareve, për sa I përket çmimit të “Topit të Artë”, I cili do të ndahet më 29 nëntor. E përditshmja spanjolle zbulon se ylli i Bajernit, Robert Levandosvki, ka mposhtur Lionel Mesin dhe Karim Benzeman.

Zhorzhinho që ishte fitues i Kampionatit Evropian dhe Ligës së Kampionëve është renditur i pesti, derisa çuditërisht Mohamed Sallah është në vendin e katërt. Zhgënjim i madh ishte i Kristiano Ronaldos që u rendit në vendin e nëntë.

1.Robert Levandovski – Bajern Munih

2.Leo Messi – PSZH

3.Karim Benzema – Real Madrid

4.Mohamed Salah – Liverpul

5.Jorginho – Çellsi

6.Kilian Mbape – PSZH

7.N’Golo Kante – Çellsi

8.Erling Haaland – Borusia Dortmund

9.Kristiano Ronaldo – Man. Junajted

10.Kevin de Brujne – Man. Siti

LEXO EDHE:

Back to top button