“Marca” shpall më të mirët, dominojnë futbollistët e Realit e Liverpullit

Me 71 anëtarë në juri, më në fund votat janë mbledhur dhe publikuar se kush ka përfunduar në formacionin më të mirë të sezonit të zgjedhur nga mediumi prestigjioz spanjoll “Marca”.

Në formacionin e tyre të zgjedhur nga plot 71 anëtarë të jurisë, nga skuadrat që marrin pjesë në pesë ligat kryesore evropiane, dominojnë futbollistë nga Real Madridi dhe Liverpullit. Duke pasur parasysh se dy skuadrat luftuan në finalen e Ligës së Kampionëve, nuk është çudi që tetë nga 11 lojtarët vijnë nga të dy klubet.

Në portë, nuk ka asnjë befasi pasi aty gjendet heroi i Real Madridit, Tibo Kurtua.

Në mbrojtje, janë dy lojtarë të Liverpullit (Trent Aleksander-Arnold dhe Virxhil Van Dajk), një nga Real Madrid (David Alaba) dhe një nga Man. Siti (Zhoao Kanselo).

Në mesfushë, Luka Modriç gjendet së bashku me dy lojtarë të ekipit të Pep Guardiolës, Kevid de Bryjne dhe Rodri.

Në sulm, nuk ka asnjë dyshim për përfshirjen e Karim Benzemas dhe Vinicius Junior, ndërsa Mohamed Sallah përmbyll treshen e sulmit.

LEXO EDHE:

Back to top button