Marej eliminon Beretinin, Rublev më i mirë se Tiem

Kanë nisur në Melburn ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e parë të grand slam-it të “Australian Open” në tenis. Te meshkujt, ish-numri 1 në botë, britaniku Endi Marej, fitoi 3-2 ndaj italianit Mateo Berettini (6-3, 6-3, 4-6, 6-7, 7-6), një ndeshje që zgjati gati 5 orë. Pa probleme avancon në raundin e dytë numri 5 në botë, rusi Andrej Rublev. Ai fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) ndaj austriakut Dominik Tiem. Një biletë për në raundin e dytë siguroi edhe amerikani Tejlor Fritz, numri 8 në botë. Ai mundi 3-1 gjeorgjianin Basilashvili.

Më tej shkon edhe norvegjezi Holger Rune (numri 9 në botë), që mundi 3-0 serbin Krajinovic. Avancojnë më tej edhe spanjolli Pablo-Karreno Busta, francezi Zherem Shardi, britaniku Daniel Evans e argjentinasi Diego Shvartzman.

Te femrat, eliminohet ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza. Ajo u mund 2-1 nga belgia Elis Mertens (3-6, 7-6, 6-1). Në raundin e dytë avancon numri 4 në botë, tenistja franceze Karoline Garcia, që mundi 2-0 (6-3, 6-0) kanadezen Sedoq. Nuk zhgënjen bjellorusja Arina Sabalenka, numri 5 në botë, që mundi 2-0 çeken Martincova, ndërsa çekja tjetër Karolina Plishkova, mundi 2-0 kinezen Vang. Në raundin e tretë avancojnë edhe rusja Veronika Kudermetova, estonezja Anet Kontaveit e amerikania Sheld Roxhers

LEXO EDHE:

Back to top button