Mariçiç: Ka mbaruar koha e të “paprekshmëve”

Koha e të “tanëve” ose “tuajve” ka mbaruar dhe filtrimi duhet të zbulojë nëse ndonjë gjyqtar apo prokuror ka punuar në interes të drejtësisë, apo në interes të ndonjë biznesi të dikujt, tha në një intervistë për “Deutsche Welle” ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç, transmeton Alsat.

Sipas tij, pikërisht procesi i filtrimit të gjyqësor dhe prokurori do të rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në vend.

“Është e rëndësishme të përmendet se Këshilli Gjyqësor është institucioni që do të zbatojë filtrimin në gjyqësor. Ne jemi dëshmitarë të vonesave të shpeshta të seancave gjyqësore, veçanërisht të atyre për nivele të larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe publiku po reagon ndaj kësaj. Qëllimi i filtrimit është të bëjë një rishikim të thellë të punës së gjyqtarëve në disa aspekte, përfshirë shtyrjen e pajustifikuar të seancave. Mosrespektimi ose shkelja e seancave ligjore, shkelja e afatit për ndjekje penale, dmth ekzekutimi i sanksioneve në çështjet penale, të gjitha këto do të kontrollohen”, tha Mariçiç.

Ai thotë se kontrolli do të bëhet prej komisioneve me nga tre anëtarë, dhe do të ketë kritere në lidhje me përzgjedhjen e rasteve që që do të analizohen.

“Përzgjedhja se cila lëndë do të kontrollohet do të bëhet sipas disa kritereve, por edhe sipas zgjedhjes së rastësishme. Mbi të gjitha, bëhet fjalë për raste që kanë ngjallur interes tek publiku, raste ky dyshohet se nuk është vepruar në përputhje me ligjin, raste që janë vjetëruar ose do të vjetrohen, raste falimentimi, raste për të cilat është paraparë burgim i përjetshëm, dhe të tjera”, tha ministri Mariçiç duke shtuar se të gjitha detajet në lidhje me këtë metodologji do të njoftohen në një konferencë të veçantë për shtyp, të martën e ardhshme, respektivisht me 29 dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button