Mariçiq: Ka mënyrë që rezultatet e Komisionit të historisë të mos lidhen me ‘udhërrëfyesit’

Zëvendës- kryeministri për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, në  emisionin “360 gradë” në Alsat tha se ka mënyrë që rezultatet e Komisionit për çështjet historike të mos lidhen me çdo pjesë të procesit të negociatave me Bullgarinë dhe se zhvillimi i negociatave nuk duhet të varet vetëm nga puna e saj.

“Mendoj se ka mënyrë që puna e komisionit historik të mos lidhet me të gjitha “udhërrëfyesit” e kornizës së negociatave, e megjithatë të jetë e rëndësishme në atë proces. Askush nuk pret, as ne e as unë, besoj as qeveria bullgare, se zhvillimi i negociatave do të varet vetëm nga rezultatet e komisionit historik ose se mund të jetë zbatimi zyrtar i kritereve,” tha Mariçiç. /Аlsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button