Mariçiq: Me propozim buxhetin e ri përforcohet dhe gjyqësori

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në fjalimin e tij në prezantimin e “Analizës Funksionale të Gjykatave Themelore dhe Planit për Përmirësimin e Gjykatave Themelore në RMV”, përgatitur nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike, me mbështetjen e ambasadës britanike, tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar më shumë financime për gjykatat. Kjo do të forcojë gjyqësorin financiarisht dhe personelin dhe duhet të pasohet nga procedura gjyqësore efikase dhe cilësore, tha Mariçiq.

Dëshmi e përkushtimit dhe investimit tonë në gjyqësor është edhe buxheti për Gjyqësorin i parashikuar për vitin 2022, i cili është 6.5 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e pagave në drejtësi me 15% për të gjithë punonjësit, përfshirë edhe administratën”, tha Mariçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button