Mariçiq për Raportin e KE-së: Nevojiten përpjekje për më shumë rezultate

Mariçiq për Raportin e KE-së: Nevojiten përpjekje për më shumë rezultate

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr raport pozitiv nga KE-ja. Sipas tij, pas analizave nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) është konstatuar se ka përparim të dukshëm dhe reforma të qëndrueshme.

“Komisioni Evropian përshëndet fillimin e negociatave, që u konfirmua edhe nga eurokomisari Varhey. Raporti mes tjerash ka identifikuar dhe fushat ku duhet bërë përpjekje për të treguar më shumë rezultate. Lidhur me punën e Kuvendit, kemi vërejtje për vonesën në miratimin e ligjeve, që shkaku sipas nesh është para së gjithash bllokada nga ana e opozitës”, deklaroi Mariçiq, shkruan Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button