PSZH si Barcelona, me agjenci private kundër futbollistëve të vet?!

“Mediapart” raporton se Paris Sen Zhermeni, ka pajtuar një agjenci të jashtme për të krijuar një “ushtri” llogarish false në “Tuitter”, për të kryer fushata shpifjesh kundër disa medieve, klubeve dhe futbollistëve. Mes “viktima” ka qenë edhe Mbape, sidomos kur francezi filloi të flirtonte me Real Madridin në vitin 2019.

“Mediapart” zbulon gjithashtu strategjinë e supozuar dixhitale që PSZH përdori për të diskredituar shumë personazhe apo subjekte vitet e fundit.

“Tifozët parisienë ju duan shumë, ju e dini. E morët mesazhin sonte. Nëse mund të bëni më shumë presion në fushën e lojës…”, mund të lexohej nga një llogari e quajtur “Paname Squad” (në lidhje me Kylian Mbappenë), një nga ata që dyshohet se janë pjesë e këtij universi artificial të krijuar nga klubi.

Megjithatë, PSZH i mohon faktet.

“Ne kurrë nuk kemi punësuar një agjenci për të dëmtuar njerëzit apo institucionet. Klubi punon për të promovuar dhe festuar punën e shkëlqyer të njerëzve të PSZH-së, skuadrës dhe partnerëve të tij”, thuhet në deklaratën e tij të shkurtër të PSZH-së pas akuzave të “Mediapart”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button