Mariçiq tërheq zyrtarisht materialin për falje

Gazetar: Adrian Kerimi

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka tërhequr edhe zyrtarisht materialin për faljen e të burgosurve.

Alsat mëson se Mariçiq do të kërkoj konsultime dhe verifikime shtesë për listën me emrat e të burgosurve të propozuar për falje.

Përveç kësaj, sot po ashtu është anuluar edhe Mbledhja e Komisionit për falje në kuadër të presidencës. Kabineti i presidentit ka njoftuar anëtarë se mbledhja që ishte thirrur për sot në ora 14 anulohet, duke kërkuar falje për njoftimin e dërguar me vonesë.

LEXO EDHE:

Back to top button