Mark Gasol te Lejkers, vazhdon rrugën e vëllait

Basketbollisti spanjoll Mark Gasol ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Los Anxhelos Lejkers, skuadër me të cilën më parë ka luajtur edhe vëllai i tij Pau Gasol.

Lojtari vjen nga ekipi kanadez i Toronto dhe do të përfitojë 2.56 milionë dollarë në sezon. Për të siguruar shtatlartin spanjoll, ekipi kalifornian ka shitur JaVale MekGee te skuadra e Klivlend Kavalirs.

Spanjolli 35 vjeçar, ka kaluar pjesën më të gjatë të karrierës së tij në NBA te skuadra e Memfisit, por dy vitet e fundit u aktivizua te Toronto, ku dhe u shpall kampion, një vit më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button