Mark Rute merr udhëheqjen e Nato-s
Mark Rute merr udhëheqjen e Nato-s
Mark Rute, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, menjëherë pas marrjes së udhëheqjes, u betua për mbështetje të fuqishme të Ukrainës. Rute tha se përparësitë e tij do të jenë rritja e mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve që aleanca ka krijuar me vende të tjera anembanë botës, veçanërisht në Azi dhe Lindjen e Mesme. Rute gjithashtu, nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së fortë të lidhjes trans-atlantike midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Evropës dhe shprehu besimin se mund të punojë mirë me këdo që zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë. Marrja e detyrës së sekretarit të Përgjithshëm nga Rute ndodhi në një moment historik për aleancën, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet ditës 1.000. Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg e cilësoi pasardhësin e tij, Mark Rute si një pasues “të madh”.
“Unë do të bëj çmos për t’u siguruar se lidhja jonë transatlantike do të qëndrojë e fortë. Ukraina. Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran, i pavarur, demokratik. Ne duhet të shpenzojmë më shumë. Ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë kolektive. Partneritetet e NATO-s. Dhe ata duhet të shkojnë gjithnjë e më thellë, duke pasur parasysh të gjitha pasiguritë në botë. Është e qartë se po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Liban. Sigurisht, shpresojmë se armiqësitë do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Mark Rute, sekretar i përgjithshëm i Nato-s. /alsat.mk