Miliarderja Selena Gomez nuk ka qejf të flasë rreth parave
Miliarderja Selena Gomez nuk ka qejf të flasë rreth parave
Aktorja, Selena Gomez, e cila së fundmi mori statusin e miliarderes duke iu falënderuar bendit të saj të produkteve te bukurisë, “Rare Beauty”, beson se nuk është fort mirë të diskutohet rreth të ardhurave.
“Jam shumë mirënjohëse. Nuk mendoj se është mirë të diskutohet rreth parave. Por jam falënderuese ndaj të gjithë atyre që kanë blerë produktet e brendit. Ata e bënë ëndrrën time realitet. Prandaj jam shumë, shumë e nderuar dhe e lumtur”, ka thënë Selena për Entertainment Tonight.
Ylli është rritur në Gran Prairie të Teksasit vetëm me nënën në një lagje të cilën e quajti “të vrazhdë” dhe më parë pati kujtuar se si kishin mbetur pa të ardhur për të blerë gjëra elementare.
“Më kujtohet se diku rreth shtatë herë na pati mbetur vetura në rrugë sepse nuk kishim para për të blerë benzinë. Mami im ka hequr dorë nga gjithçka për mua dhe ka mbajtur tri puna. Më kujtohet kur gjithnjë me thoshte se ka njerëz që kanë edhe më pak se ne, që në të vërtetë ne kishim shumë pak dhe nëna më bënte të ndihem sikur kemi diçka, pasi bënte shumë gjëra për mua”, pati thënë Gomez.
Pasi kishte filluar karrierën në projektin televiziv për fëmijë “Barney and Friends” në fillim të vitit 2000, Gomez shkoi si mysafire në të tjerë show që bënte kanali Disney para se të ia jepnin emisionin e saj “Wizard of Waverly Place” në vitin 2007.
Për këtë u raportua të ketë fituar rreth 30 mijë dollarë për një episod përbrenda një sezone dhe u bë fëmija i famshëm i paguar më së miri.
Vitet pas mbarimit të këtij emisioni, panë rritje te pasurisë së saj.
Bloomberg ka raportuar se Gomez tani ka një pasuri prej 1.3 miliardë dollarësh.
Ndërkohë ajo ka 400 milionë ndjekës në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram dhe ka punuar me brende të ndryshme përgjatë karrierës së saj si Puma dhe Louis Vuitton.