Mark Ter Stegen barazon rekordin historik te Barcelona

Barcelona dhe Mark Ter Stegen e mbyllën javën e 30-të të La Liga-s me portën e paprekur karshi Atlétiko Madridit në “Camp Nou”. Me duelin e së dielës, në kompeticionin vendas tashmë janë 23 ndeshje, në të cilat blaugranat nuk kanë pësuar gol.
Ky rekord i lejon Ter Stegenit të barazohet me Klaudio Bravon, si portieri me më shumë porta të pastra në një sezon të vetëm, në të gjithë historinë e Barcelonës. Portieri kilian e arriti këtë statistikë në sezonin 2014-2015, i pari i tij si blaugrana.
Kështu, 8 ndeshje para se La Liga tw mbyll sezonin, gjithçka tregon se gjermani do të përfundojë si lideri i vetëm i kësaj renditjeje të veçantë historike të klubit blaugrana. Jo vetëm kaq, ai mund të vihet gjithashtu në krye të renditjes së përgjithshme të ekipeve evropiane në shekullin e 21-të.
Rekordi për porta të pastra (pa pësuar gol) në një sezon të vetëm nga një klub nga Kontinenti i Vjetër në këtë shekull mbahet nga Çellsi. Ndodhi gjatë sezonit 2004-2005, me Petr Çeh mes shtyllave të portës dhe Hoze Mourinjon në pankinë. Skuadra londineze kaloi 25 ndeshje pa pësuar asnjë gol, 24 prej të cilave falë portierit çek.
Një shkallë më poshtë gjejmë Atlétiko Madridin gjatë sezonit 2015-2016 dhe Mançester Junajtedin në sezonin 2008-2009. Oblak e mbajti portën e tij të paprekur në 24 ndeshje; ndërsa portieri holandez Van der Sar e bëri këtë në 21 nga 24 duelet e pamposhtura për skuadrën angleze.
- Chelsea 2004/05: deri javën e 25-të| Petr Cech (24 ndeshje)
- Atlético de Madrid 2015/16: deri javën e 24-t| Jan Oblak (24 ndeshje)
- Manchester United 2008/09: deri javën e 24-t| Van der Sar (21 ndeshje)
- Barcelona 2014/15: deri javën e 23-të| Claudio Bravo (23 ndeshje)
- Atlético Madrid 2017/18: deri javën e 23-të| Jan Oblak (22 ndeshje)
- PSG 2012/13: deri javën e 23-të| Salvatore Sirigu (16 ndeshje)
- Barcelona 2022/23: deri javën e 30-të | Ter Stegen (23 ndeshje)