" "
Skuadra e Ferizaj para pak minutave ka njoftuar publikun se ka vazhduar kontratën me portierin, Marko Jovanovski.
Përmes rrjeteve sociale, klubi që ra në Ligën e Parë të futbollit njofoti se portieri maqedon ka vazhduar kontratën deri në fund të sezonit 2023/24.
Jovanovski sezonin e kaluar ishte një nga portierët më të mirë të Superligës së Kosovës. Kujtojmë që Ferizaji zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, Ismet Munishin, i cili synon rikthimin në Superligë menjëherë në sezonin 2024/25./Lajmi.net/








