Markovski, largohet nga pankina e Rabotniçkit

Ljupço Markovski nuk është më shef i stafit teknik të Rabotniçkit. Pas disfatës bindëse (5-0) ndaj Shkupit, trajneri Markovski largohet nga posti i pankinës së “romantikëve”. Kjo e fundit ka konfirmuar se Markovski dha dorëheqjen për arsye morale.

Në ndeshjen e radhës të Kupës gjatë ditës së mërkurën kundër skuadrës BVK Konjari, skuadra e “romantikëve” do të drejtohet nga asistenti i parë aktual Stojan Ignatov.

Ndryshe Ljupço Markovski, arriti te Rabotniçki në maujin qershor, pasi më parë kishte punuar për shumë vite te skuadra e Skopjes. Por, rezultatet nuk shkuan sipas planit. Pas gjashtë xhirove të zhvilluara, Rabotniçki ka vetëm një fitore dhe për këtë arsye është në vendin e dhjetë. (Foto:Gol.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button