VIDEO / Marku “shpërthen” në konferencë përball Maksim Prodan

Florian Marku ka “shpërthyer” në ofendime dhe sharje ndaj kundërshtarit Maksim Prodan, me të cilin do të përballet gjatë ditës së shtunë. Dyshja e boksierëve do të përballen në Londër, në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Në konferencën e sotme për shtyp, Marku e ka ofenduar rëndë kundërshtarin duke paralajmëruar se do ta mposht atë dhe se është një kundërshtarë tjetër në krahasim që i ka pasur më parë Maksim Prodani.

Në ato momente ka reaguar sigurimi, duke e larguar Markun me forcë nga salla. Me këtë gjest vetëm se paralajmërohet një përballje mjaft e nxehtë gjatë ditës së shtunë në Londër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button