Korea e Veriut, nuk i ndal provokimet, lëshon një tjetër raketë

Korea e Veriut ka lëshuar raketa me rreze të shkurtër në drejtim bregut lindor të martën, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Testimi ndodhi kur ambasadori i Koresë së Veriut tha në Kombet e Bashkuara se asnjëri nuk mund ta dënojë të drejtën e Penianit për vetëmbrojtje dhe të testojë armë. Më herët gjatë këtij muaji, Peniani ka testuar raketa balistke dhe ato të komanduara.

Por disa ditë më parë, Korea e Veriut ka shprehur gatishmëri të angazhohet në bisedime me Korenë e Jugut.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë për mediet, të martën tha se ajo ishte në dijeni të lëshimit të raketave, por nuk paraqiti një kërcënim për personelin e ushtrisë amerikane ose aleatët e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button