Grabitësit e farmacisë në Çair të pakapshëm për policinë

Vjedhja e farmacisë në Çair/Pronari vdes nga stresi, nuk dihen autorët e sulmit

Policia është në kërkim të autorit i cili mbrëmë grabiti një barnatore në Çair të Shkupit, ku për pasojë ndërroi jetë pronari i saj nga një sulmi kardiak që kishte përjetuar menjëherë pasi kishte arritur në objektin ku kishte ndodhur grabitja. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po veprojnë sipas ligjit, por nuk japin detaje mbi autorin e kësaj ngjarje të rëndë

Menjëherë pas denoncimit së rastit, në vendin e ngjarjes ja ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet sipas ligjit. Në koordinim me Prokurorinë themelori publike në Shkup, po merren masat e mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

“Barnatorja e cila ndodhet pas meje, mbrëmë është sulmuar nga një grabitësi, i cili ka arritur të marrin paratë nga punonjësja. Pasi për këtë është informuar pronari, ai ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes. Por disa minuta më vonë i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.”

Banorët që ka anketuar Alsat shprehen të indinjuar nga ky akt i rëndë, por edhe druajnë për sigurinë e tyre pasi siç thonë nuk është hera e parë që ndodhin vrasje e incidente tjera ku pësojnë njerëz të pafajshëm, e ndërkohë mbeten të pazbardhura.

“Shumë vështirë këtu të ndjehesh i sigurt, Nuk ka pasur siguri as më para, as tani e as që pritet të ketë siguri… Këto janë stimuli më i rëndësishëm për hajnat, që nuk i zbardhin dhe me qëllim disa nuk i zbardhin me qëllim.

“Jo jo, nuk pres asgjë për tu zbardhur këtu. Në këtë shtet vështir se bëhet diçka”.

 Kjo është turp për popullin tonë me bë kështu. Me e marr më qaf njeriun kështu. Katastrofë.

 Varfëria dhe mosdija ata e bëjnë, këtë e pret prej asaj.

 “Le të jenë gjallë e shëndoshë ata drogirashët, asgjë më shumë, vetëm ata vjedhin, të tjerët nuk bëjnë probleme”.

Gjatë këtij viti, në rajonin e Çairit kanë ndodhur më shumë grabitje ku pa pasur edhe vrasje, siç ishte ajo e dy të rinjve në lagjen Fush-Tophanë dhe vrasja e një të riu, një muaj më parë rrugës për në komunën e Shutkës. Megjithatë deri më tani nuk është zbardhur asnjë rast. Nga MPB-ja sikur edhe më parë, thonë se po punohet për kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:

Back to top button