Marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin, Kurti angazhon kompani për lobim

Marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin, Kurti angazhon kompani për lobim

Pas tensioneve në Veri të Kosovës dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe SHBA-ja, qeveria e Albin Kurtit ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington D.C. Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se kompania lobuese e paguar nga qeveria e Kosovës me shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara. Sipas kontratës së nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës. Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button