Marrëveshja për targat, LDK: Qeveria barazoi policinë me barrikaduesit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë për marrëveshjen e Brukselit rreth targave, kjo pasi sipas tyre është bërë një hap para dhe dy mbrapa, duke shtuar se me këtë marrëveshje “janë barazuar policët me barrikaduesit”.

Kjo parti opozitare theksoi se e kanë mbështetur Qeverinë rreth zbatimit të reciprocitetit për targat, pasi besojnë që përmes dialogut arrihet zgjidhja e problemeve.

“Në vend të shtrimit të sovranitetit e ligjshmërisë, sot, Qeveria e Kosovës, u tërhoq dhe dorëzoi këtë sovranitet tek një palë e tretë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“LDK-ja po ashtu kundërshton fuqishëm, legjitimitetin e tabelave të qyteteve të Kosovës të lëshuara në Serbi. Vazhdimi i përdorimit të tyre është po ashtu prapakthim. Asnjë tiketë ngjitëse, asnjë masë tjetër, nuk mbulon gabimin e rëndë që Qeveria e Kosovës ka bërë sot”.

“Marrëveshja e sotme është marrëveshja e vitit 2016, e quajtur dikur ‘marrëveshje e turpit’ nga po këta që e riaktivizuan sot, por e degraduar, meqë rendin dhe ligjin në veri më nuk mund ta ushtrojnë institucionet e Republikës së Kosovës pa i lejuar Serbia”.

LEXO EDHE:

Back to top button