Marriot, me hotelin e parë në brigjet shqiptare

Marriot, me hotelin e parë në brigjet shqiptare

Marka e njohur e hoteleve Marriot zbret në qytetin e Vlores, si pjesë e Vlora Marina Resdience. Hoteli i certifikuar ndërkombëtarisht me 5 yje zyrtarisht do të jetë një vlerë e shtuar e investimit të Vlora Marina Residence, falë firmosjes së marrëveshjes 100 milionë euro mes Vlora Marina Residence dhe Marriott International. Investimi parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë Apartamentet e Branduara. Ardiana Sokoli, zëvendëspresidente për Pasuritë e Patundshme në BALFIN Group, tha se standardet e reja që zbresin në Vlora Marina Residences përmes Marriot International do të ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri.

“Përveç 150 dhomave, pjesë e ambienteve të hotelit, do të jetë edhe rreth 150 apartamente të brenduara. Ky është një koncepti i ri për rajonin dhe prezantohet për herë të parë në Shqipëri në projektin tonë. Apartamentet e brenduara plotësojnë kërkesat e atyre klientëve që preferojnë të akomodohen në një apartament luksoz, por nga ana tjetër nuk janë gati të heqin dorë nga luksi dhe shërbimet që ofron një hotel me 5 yje”, deklaroi Ardiana Sokoli, Zv.Presidente për pasuritë e patundshme në Grupin BALFIN.

Ky oazë i mikpritjes në Vlorë do të menaxhohet nga i njëjti ekip i Merriot, si një garanci për cilësinë dhe standardet e larta ndërkombëtare, të njohura në këtë fushë. Përfaqësuesit e Merriot International e quajnë këtë bashkëpunim të ri, si një përmbushje e kërkesës që Shqipëria ka për brende të tilla në shërbimin e mikpritjes.

“Me këtë hotel, jemi të lumtur të forcojmë prezencën tonë në Shqipëri. Ne hapëm hotelin e parë në Shqipëri, në fillim të këtij viti, ndërsa ky do të jetë hoteli ynë i parë në brigjet e Shqipërisë”, tha Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriott International.

Dhomat dhe apartamentet e brenduara do të jenë të përshtatshme jo vetëm për ata që udhëtojnë për biznes në Shqipëri, por edhe për turistë. Hoteli do të përfshijë pishinë të brendshme dhe të jashtme, katër restorante dhe bare, një plazh privat, si dhe shërbime të tjera si qendër trajtimi, palestër si dhe hapësira të veçanta moderne për takime e biznesbërje. Do të sigurohet edhe një qendër socio-argëtuese për vizitorët dhe qytetarët e Vlorës çdo ditë të javës. Rezidencat janë planifikuar të jenë nga 75 deri në 220 m² me 1 deri në 4 dhoma gjumi, duke u ofruar banorëve qasje në palestër private si ambiente të tjera të përzgjedhura të hotelit. Merriot International ka një portofol prej më shumë se 8 500 pronash në 138 vende të ndryshme të botës, ndërsa Vlora Marina, një projekt vizionar në Shqipëri, është bërë sinonimi i zhvillimit të përzier urban, falë investimeve strategjike që po realizon në këtë vend. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button