Durmishi: Nga e premtja, të gjitha marketet, farmacitë dhe dyqanet duhet të publikojnë çmimet

Durmishi: Nga e premtja, të gjitha marketet, farmacitë dhe dyqanet duhet të publikojnë çmimet

Nga e premtja, të gjitha marketet, farmacitë, dyqanet e mobileve dhe pajisjeve shtëpiake do të duhet të publikojnë të gjitha çmimet, zbritjet dhe promovimet për produktet e tyre në faqet e internetit, tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Ndërkohë, në fund të prillit vendimet për kufizimin e marzhës së fitimit përfundojnë. Sipas Durmishit nëse çmimet rriten sërish, do të vendosin masa të reja për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.

“Në fillim të muajit mars u bënë ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Me këto ndryshime tregtarët dhe shitësit janë të detyruar të publikojnë çmimet e të gjitha produkteve. Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë hyrë në fuqi më 4 mars dhe parashikojnë detyrimin për çdo tregtar të vogël, të mesëm dhe të madh që tregton në faqen e tyre të internetit të shfaqin çmimin e çdo produkti që ofrojnë për shitje, brenda 45 ditëve nga shpallja e ligjit në Gaze. Zyrtare”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button