Marsej-Aintraht, arrestohen 8 tifoz për prishje të rendit publik

Ndeshja në mes Marsejës dhe Aintraht Frankfurtit do të jetë një ndeshje e zjarrtë, teksa priten trazira mes tifozëve, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëe. Në fakt përleshjet mes tifozëve të dy skuadrave kanë filluar që mbrëmjen e djeshme, me policinë e Marsejës që ka arrestuar 8 persona.

“Numri i arrestimeve është rritur me 8 arrestime nga dy palët, për akte të ndryshme dhune, përbuzje dhe mbajtje të armëve. Është një ndeshje e rrezikshme për shkak të tifozerisë. Besohet se stadiumi do të jetë plot me 60.000 tifozë të Marsejës dhe 3.300 gjermanë që kanë bileta, plus disa mijëra – ndoshta 5,000 – që nuk kanë – por kanë udhëtuar. Duhet të jemi vigjilentë”, ka theksuar zyrtarja e Policisë, Frederik Kamileri në “France Info”.

Ditën e sotme priten një numër i lartë i forcave të policisë për të bërë të mundur edhe shmangien e përplasjeve fizike mes dy tifozerive. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button