Marseja kërkon trajner Italian në pankinë

Pasi që Olmpik Marsej pezulloi Andre Villas Boas, “Sky Sport Italia” pretendon se klubi dëshiron Maurizio Sarrin si trajner të ri. Trajneri Villas Boas u ankua në një konferencë shtypi se ai mësoi vetëm për nënshkrimin e Oliver Ntcham nga media, pasi kishte thënë më parë se nuk e don lojtarin. Ai tha gjatë konferencës se kishte ofruar dorëheqjen e tij, por deklarata e sotme nga klubi ishte se ata po e pezullojnë atë me efekt të menjëhershëm.

Sipas ekspertit të transferimeve të “Sky Sport Italia”, Xhanluka Di Marzio, skuadra e Marsejës ka kontaktuar trajnerin Maurisio Sarrin. Sidoqoftë, ish-trajneri i Napolit, Çellsit dhe Juventusit nuk është i interesuar të marrë përsipër një klub në mes të sezonit, i cili javë më parë kishte refuzuar Romën për të njëjtën arsye. Marseja ditë më parë firmosi kontratë me sulmuesin e Napolit Arkadiusz Milik.

LEXO EDHE:

Back to top button