Marselo merr dritë jeshile për largim nga “Bernabeu”

Mediat në Spanjë raportojnë se deri në fund të afatit kalimtar, braziliani Marselo, do të largohet nga Real Madridi. “Don Balon” raporton se braziliani ka marë vendimin që të vazhdojë karrierën e tij në Seria A dhe duhet të bashkohet me mikun e tij, Kristiano Ronaldon te Juventusi. Për të është interesuar edhe Interi, mirëpo Marselo ka vendosur që të kalojë në Torino.

Braziliani 32 vjeçar ka kontratë aktuale me Realin, por “mbretërit” nuk do të pengojnë në realizimin e transferimit dhe do të lejojnë që të largohet nga Spanja.  

Braziliani për shkak të lëndimit nuk ishte në ekipin e Zinedin Zidanit në përballjen me Betsin, të cilën Reali e mbylli me fitore 3-2.

LEXO EDHE:

Back to top button