Spasovski nuk do të kërkojë dorëheqjen e Bushit

Oliver Spasovski nuk planifikon të kërkojë dorëheqje nga zëvendësi i tij në Ministrinë e Brendshme, Nazim Bushi nga BDI-ja. Para disa ditëve, në mesin e tre personave të arrestuar për trafikim të paligjshëm të drogës, ishte një 22-vjeçar nga Shkupi me iniciale T.S. Ai është djali i kunatit të zv/ministrit dhe vëllai i truprojës së tij personale. U konfiskuan rreth 60 kilogramë marijuhanë.

Përgjegjësinë do ta mbajë ai që ka kryer ndonjë kundërvajtje, apo çfarëdo vepre penale. Nga ky aksion dhe nga të gjitha të tjerat që do të pasojnë do të shihni se nuk ka selektim dhe askush nuk mund të kursehet sepse është i afërm, në ndonjë parti politike ose për ndonjë arsye tjetër. Pra, nuk do kërkoni dorëheqje nga zëvendësi juaj? Njeriu që e ka bërë atë duhet të shkojë në burg dhe nëse fillojmë tani të kërkojmë përgjegjësi politike për të afërmit tanë të largët ose të ngushtë për atë çka bëjnë, dorëheqje duhet të kërkohet në  momentin nëse dikush kërkon të fshehë diçka, nëse është përpjekur të shpëtoj dikë nga përgjegjësia. Në kushte të tilla, kjo nuk do të ndodhë”-tha Oliver Spasovski – Ministër i Brendshëm.

Ndryshe, Spasovski dhe Bushi sot ishin në Ohër ku promovuan anije të reja të policisë së liqenit.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button