Marselo, tashmë i tërhequr nga futbolli, ishte një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në historinë e futbollit, veçanërisht në aspektin sulmues.
Ai shkëlqeu te Real Madridi për mbi një dekadë falë talentit natyror në sulm. Edhe pse kritikohej për mungesën e përqendrimit në mbrojtje, ai ofronte shumë në mesfushë dhe përpara. Marselo ishte pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të Real Madridit, duke fituar 5 tituj në Ligën e Kampionëve dhe 6 në La Liga, duke u përballur me dy Barcelona dominuese; atë të Guardiolës dhe Luis Enrikes.
Në podkastin e Iker Casillas, “Bajo palos”, ish-portieri e pyeti për ndeshjen më të vështirë që mbante mend dhe Marselo nuk ngurroi.
“Ishte 5-0 në ‘Camp Nou’. Nuk e shikonim topin”.
Kasillas shtoi: “Kishim blindat ulur…”
Marcelo kujtoi: “Çavi, Iniesta, Pedro… edhe Mesi. Ishim kundër Barcelonës më të mirë të historisë”.
Ndeshja u luajt më 29 nëntor 2010, Çavi, Pedro, Vilja (dy gola) dhe Zhefren shënuan, Ramos u përjashtua me të kuq, ndërsa Messi nuk realizoi.








