Marselo Bielsa në stolin e kombëtares, 2 herë kampion bote

Marselo Bielsa ka pranuar detyrën për të qenë trajneri i ri i kombëtares së Uruguajit, dy herë kampione e botës. Lajmin e konfirmoi për “Associated Press” Horhe Kasales, një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Uruguajane të Futbollit.

“E vetmja gjë që mungon është firma e hedhur në kontratë”, tha ai.

Sipas Kasales, trajneri 67-vjeçar argjentinas do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, deri në fund të botërorit të vitit 2026. Mediat ururuajane sqarojnë se “El Loco” pritet që brenda pak ditësh të mbërrijë në Montevideo, për të nënshkruar kontratën dhe dalë para mediave.

Bisedimet kanë zgjatur 3 muaj. Bielsa vjen nga përvoja si trajner i Lids  Junajtedit sezonet e fundit në Premier Ligë, ndërkohë që më herët ka drejtuar edhe kombëtaret e Argjentinës e Kilit.

Dy ndeshjet e para si trajner i Uruguajit do të jenë miqësoret ndaj Nikaragua dhe Kubës, ndërsa ndeshjet kualifikuese të botërorit do të nisin në shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button