Kurti: Koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Kurti: Koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor. Këto komente, Kurti i bëri gjatë konferencës “Balkan Dialogues Initiative”, njofton Klan Kosova.

“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane”.
Ndër të tjera, ai i ka përmendur si të arritura të qeverisë së tij, liberalizimin e vizave për Kosovën që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, kalimin e fazës së parë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian si dhe raportet ndërkombëtare që tregojnë se Kosova ka shënuar sukses në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftimin e korrupsionit.

“Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit”, tha Kurti.

Më tej, ai theksoi se në dialogun me Serbinë, Kosova është pala konstruktive dhe kreative.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit foli edhe për të drejtat e pakicave, duke thënë se është Kushtetuta e Kosovës ajo e cila u garanton atyre të drejta.

LEXO EDHE:

Back to top button