Marselo: Nuk e shoh veten si trajner, ndoshta vetëm për fëmijët

Më 6 shkurt, mbrojtësi brazilian Marselo i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit, në një prezantim në “Bernabeu”, para ndeshjes derbi të Madridit. Ai vendosi të tërhiqej pas 22 vitesh futboll në nivelin më të lartë. Mbrojtësi i majtë brazilian, i cili u rrit në sistemin e të rinjve të Fluminense, bëri debutimin e tij profesional përpara se të fluturonte drejt Evropës.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë i lidhur me Real Madrid, ku ai bëri 546 paraqitje dhe shënoi 38 gola, duke fituar 25 trofe, përfshirë 5 të Ligës së Kampionëve. Pas eksperiencave të tij me Olimpiakos dhe rikthimit te Fluminense, ku mbylli karrierën, Marselo ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”. Një zgjedhje e bërë me qetësi siç ka rrëfyer edhe ai vetë në një video që risjell karrierën e tij.

 

“Historia ime me futbollin përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë këtij sporti. Faleminderit të gjithëve, do t’ju jem përjetësisht mirënjohës,“ u shpreh Marselo.

 

Duke folur për të ardhmen e tij, ai shprehet se nuk duket i destinuar të vazhdojë karrierën si trajner, të paktën për momentin.

 

“Gruaja ime thotë se dukem si trajner, por për fëmijë. Unë nuk e shoh veten kështu”, tha Marselo.

 

“Një trajner duhet të kuptojë lojtarët, veçoritë e tyre, kulturën e tyre. Nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e tyre në fushë, duhet të kesh një mendje të hapur për t’i ndihmuar vërtet“, janë fjalët e Marselo për mediat.

LEXO EDHE:

Back to top button