Marsh në mbështetje të PKK-së në Stockholm, reagon ashpër Turqia

Marsh në mbështetje të PKK-së në Stockholm, reagon ashpër Turqia

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK protestuan kundër marrëveshjes së vendit me Turqinë.

Mbështetësit u mblodhën në sheshin Norra Bantorget dhe marshuan para Parlamentit të Suedisë, raporton reuters.

Ndërkohë, ministria e Jashtme turke ftoi të ngarkuarin me punë të Suedisë në Ankara për një takim për të përcjellë një “reagim të fortë”.

Reagimi i referohet, siç thuhet nga ministria, “propagandës terroriste” gjatë protestës së grupit kurd në Stokholm, raporton Reuters duke cituar burime diplomatike.

Mbështetësit e organizatës, të cilët hapën copa pëlhurash që simbolizonin organizatën terroriste YPG/PKK, brohoritën parulla kundër Agjencisë Suedeze të Inteligjencës (SEPO), raporton aa.

Në një deklaratë të bërë dje nga SEPO, u kërkua që organizata terroriste PKK dhe organizatat e tjera terroriste të ndalohen nga organizimi i protestave në Suedi.

Në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid, kryeqyteti i Spanjës, u nënshkrua një memorandum trepalësh mes Turqisë dhe Finlandës dhe Suedisë, të cilat kishin aplikuar për anëtarësim në NATO, për t’i eliminuar shqetësimet e sigurisë të shprehura nga Ankaraja.

Ndryshe, Turqia ka paralajmëruar vendet nordike se nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimit të këtyre dyja vendeve në aleancën më të madhe ushtarake.

LEXO EDHE:

Back to top button