Martinez: Të fitojmë kundër Gjeorgjisë, herët është të mendojmë për trofeun

Portugalia e ka siguruar tashmë kokën e Grupit F, por edhe në mbrëmjen e sotme përballë Gjeorgjisë së Kvaratskhelias do të kërkojë suksesin e radhës. Është kjo ajo që urdhëron trajneri Roberto Martinez në konferencën për shtyp.

“Formacioni? E sigurt është që Kristiano Ronaldo do të luajë nga minuta e parë. E kam parë në formë dhe një si ai vetëm karikohet më shumë sa herë që luan. E kemi diskutuar së bashku këtë gjë dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë. Pas vështirësive të ndeshjes së parë me Çekinë, mendoj se kemi ardhur në përmirësim e sipër dhe ndaj Gjeorgjisë duam të bëjmë një tjetër hap në konsolidimin e ideve tona të lojës, ndonëse është normale që disa zëvendësime dhe mund t’i bëj”.

Për sa i përket objektivit në këtë Europian, Martinez kërkon që të fluturojë ulët.

“Unë e pata thënë që në konferencën përpara debutimit tonë se me vetë kam marrë 7 këmisha (po aq sa ndeshje duhen deri në finale). Nuk ka dyshime se ne jemi një ndër pretendentet për të provuar dhe synuar suksesin në këtë Europian, por për momentin bëjmë mirë që të mos mendojmë për trofeun, pasi jemi ende larg atij objektivi. Detyra jonë është që të vazhdojmë të fitojmë, ta mbyllim me pikë të plota grupin dhe më pas të presim se cilin do të kemi përballë”, tha Martinez.

Nga ana tjetër, edhe ylli i Gjeorgjisë, Kvisha Kvaratskhelia kërkon të shpresojë te kualifikimi

“Me Portugalinë do të jetë një ndeshje e vështirë, por për ne do të jetë një krenari. Gjithsesi, sido që të shkojë, në fund dua t’i marr bluzën Ronaldos, pasi e kam pasur ëndërr ta kem atë”, tha fantazisti i Napolit.

LEXO EDHE:

Back to top button