Masat anti COVID, FFM ndryshon terminin e ndeshjeve

Federata Futbollistike e Maqedonisë (FFM) ka sjell ndryshime të termineve të ndeshjeve futbollistike për shkak të masave të reja epidemiologjike në lidhje me koronavirusin. Me ndryshimet e reja ndeshjet në Ligën e Parë, ato të Ligës së Dytë në Lindje dhe Perëndim, si dhe sfidat e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen në orën 13.00.

 

 

 

 

“Komisioni për gara pran FFM-së për shkak të masaave të reja anti -Covid nga ana e qeverisë dhe aplikimin e orës policore në tërë territorin e Maqedonisë prej orës 20.00 e deri në orën 05.00, ka vendosur që të gjitha ndeshjet në konkurencën seniore në Ligën e Parë, Ligën e Dytë Lindje dhe Perëndim, si dhe Kupa e Maqedonisë të nisin në orën 13.00,” thuhet në kumtesën e FFM-së.

Sfidat e para në terminin e ri, janë përballjet e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, të cilat do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, kur takohen: Makedonija Gj.P. – Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum – Sileksi.

LEXO EDHE:

Back to top button