Mascherano flet për të ardhmen e Messit tek Inter Miami

Mascherano flet për të ardhmen e Messit tek Inter Miami

Ylli argjentinas Lionel Messi, mund të zgjasë qëndrimin e tij te Inter Miami, mes spekulimeve se ai mund të luajë edhe tre vite të tjera.

Kupa e Ligave është në zhvillim, por tema e rinovimit të mundshëm të kontratës së Messit me Inter Miamin mbetet gjithmonë aktuale. 

Së fundmi ka pasur spekulime të shtuara se argjentinasi mund të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2028. 

Duke folur përpara përballjes së së shtunës në Kupën e Ligës kundër Necaxas, trajneri i Miamit, Javier Mascherano, komentoi statusin e Messit. 

“Sa i përket Leos, të gjithë shpresojmë që ai të rinovojë kontratën. Do të jetë një vendim mes tij dhe klubit, është diçka që po diskutohet në mënyrë private”. 

“Kur të vijë momenti i duhur dhe nëse arrijnë një marrëveshje, ata do ta njoftojnë. Edhe unë i kam parë ato thashetheme, por e vetmja gjë që mund të them është se të gjithë shpresojmë që ai të qëndrojë me ne”, ka thënë Mascherano. 

LEXO EDHE:

Back to top button