MASH: Pedagogë e psikologë shtesë për nxënësit në “Pestalloci”
MASH: Pedagogë e psikologë shtesë për nxënësit në “Pestalloci”

Ndërkohë Ministria e Arsimit thekson se pas ngjarjes tragjike, shkolla “Pestalloci” mbetet e organizuar mirë, duke siguruar mbështetjen e përgjithshme psikologjike për të gjithë nxënësit në shkollë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit mendor dhe përballjen me pasojat traumatike nga e gjithë situatës. Sipas një njoftimi Ministria e Arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me shkollën dhe ka propozuar mbështetje në pjesën e angazhimit të kuadrit shtesë të përbërë nga pedagogë dhe psikologë, të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve në periudhën në vijim. /Alsat.mk